75 Mall Live Search
22:38 / E Martë, 29 Prill 2025 / MSH

“Zi” në kampin madrilen, përfundon sezoni për Alaban

Pas një finaleje për t’u harruar në Kupën e Mbretit, atmosfera në kampin madrilen sa shkon dhe bëhet më e zymtë.

Komisioni i Garave veçse ka njoftuar se nga sjelljet jo-sportive, Rudiger është dënuar me 6 ndeshje mos—lojë, e Vasquez me dy, shkruan IndeksOnline.

Tani, problemet po theksohen në mbrojtje, me David Alaban që u lëndua në gju.

“Pas testeve të kryera nga Shërbimet Mjekësore të Real Madridit, lojtarit tonë David Alaba i është diagnostikuar një këputje e meniskut të brendshëm në gjurin e majtë”, njofton Real Madridi.

Kujtojmë se sezoni ka përfunduar edhe për Ferland Mendyn.

Tani, “Mbretërit” do të kenë në dispozicion Lucas Vazquezin, Raul Asencion, Jesus Vallejon dhe Fran Garcian, deri në fund të sezonit./IndeksOnline/