11:54 / E Mërkurë, 12 Gusht 2020 / indeksADMonline

Ziadin Sela në stilin e Kurtit: Pranojmë ftesën e BDI-së, por me kushte!

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela i është përgjigjur zyrtarisht kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti lidhur me ftesën për takim.

“Në funksion të një takimi përmbajtsor dhe të frytshëm, do të ishte mirë që ftesa të ketë edhe një propozim për rend dite, në mënyrë që të kemi më të qartë arsyen e organizimit të Tryezës së Partive Parlamentare Shqiptare”, ka deklaruar Sela.

Në stilin e kryetarit të LVV-së, Sela ka thënë se sugjeron një date tjetër.

“…duke nisur nga e hëna (17.08.2020) e tutje, sigurisht duke na njoftuar disa ditë më herët me rendin e ditës së takimit”.

Ziadin Sela says the idea of Albanian Prime Minister of North ...

Letra e plotë:

Pas ftesës së pranuar për një takim të Tryezës së Partive Parlamentare Shqiptare, dëshirojmë t’ju përgjigjemi se Koalicioni Aleanca për Shqiptarët & Alternativa, parimisht është dakord për një takim të tillë.

Ne mendojmë se mekanizmi politik i Tryezës është një instrument i rëndësishëm politik për koordinimin e qëndrimeve të partive parlamentare shqiptare dhe si i tillë, mendojmë se duhet të vazhdojë të kultivohet për artikulimin e interesave shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Në funksion të një takimi përmbajtsor dhe të frytshëm, do të ishte mirë që ftesa të ketë edhe një propozim për rend dite, në mënyrë që të kemi më të qartë arsyen e organizimit të Tryezës së Partive Parlamentare Shqiptare.

Në këtë drejtim, konsiderojeni mundësinë e një date tjetër, duke nisur nga e hëna (17.08.2020) e tutje, sigurisht duke na njoftuar disa ditë më herët me rendin e ditës së takimit.