19:21 / E Premte, 25 Maj 2018 / indeksADMonline

Zidane: Finalja 50-50, do të jetë spektakël futbolli

Zinedine Zidane ka thënë se finalja e nesërme e Ligës së Kampionëve do të jetë me gjasa të barabarta nga të dy skuadrat. Trajneri francez ka folur edhe për përparësitë e skuadrës së tij që e bëjnë atë finalist për herë të tretë.

“Shumë punë, të përcjellur nga shumë talentë, por më shumë punë është çelësi i suksesit. Përfundimi i një sezoni me një tjetër kupë në Champions League nuk është i lehtë, por jemi të lumtur që do ta shijojmë nesër prapë.

Secili lojtar që përfundon në bankën rezervë në fillim të ndeshjes mund të jetë i zhgënjyer, por kur ndeshja fillon ai është me ekipin dhe kjo është ajo që duhet të bëjmë. Jemi një grup i madh.

Për nesër kam një presion të vogël, por është i bukur. Ne do të duhet të bëjmë një lojë të madhe për të fituar ndeshjen. Finalja fillon me gjasa të barabarta, 50-50. Kam respekt të madh për Klopp. Ajo që ka bërë ai në futboll, me të vërtetë është fenomenale” ka thënë Zidane./Indeksonline/