22:00 / E Diele, 18 Gusht 2019 / indeksADMonline

Zidane flet për qëndrimin e Bale në Real Madrid

Zinedine Zidane tregoi se Gareth Bale do të qëndrojë te Real Madridi, pasi Uellsiani kryesoi rrugën në një fitore 3-1 ndaj Celta Vigos të Shtunën.

Pas ndeshjes, Zidane tha se beson se Bale tani do të qëndrojë, me afatin e transferimit spanjoll që mbyllet më 2 shtator.

“Ne kemi folur për këtë dy ose tre herë më parë, se ai do të qëndrojë,” tha Zidane. “Të gjithë lojtarët që kemi tani jemi duke menduar se do të jenë këtu për sezonin.”

Muajin e kaluar Zidane tha që do të ishte “më e mira për të gjithë” nëse Bale do të shitej, por një lëvizje në Kinë nuk u arritë dhe çuditërisht, 30-vjeçari tani duket se ka gjasa të mbetet në këtë skuadër./Indeksonline/.