16:02 / E Premte, 09 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Zidane: Iscon e shoh përjetë te Reali

Në prag të ndeshjes me Real Sociedadin, që do të zhvillohet në “Santiago Bernabeu”, trajneri i Realit të Madridit u pyet veçanërisht për të ardhmen e Iscos, për të cilin gjatë ditëve të fundit është shkruar se do të largohet nga “Los Blancos”, pasi nuk është I kënaqur me hapësirat në formacion.

Për këtë temë francezi u shpreh shkurt dhe qartë:

“Dua që Isco të qëndrojë këtu gjatë gjithë jetës së tij. Ai e ka treguar dashurinë për këtë klub, do ta bëjë gjithmonë. Zërat e tjerë i konsideroj të rreme”.
Nga e ardhmja e Iscos, te rendimenti i Ronaldos, që i mungojnë shumë gola në kampionat.
“Besoj se Cristiano tani është më i motivuar se kurrë për të treguar atë që është i aftë të bëjë. Ai e ka dëshmuar potencialin e tij në momentet e rëndësishme”.
Pas ndeshjes së shtëpisë me Sociedadin, Realin e pret një sfidë shumë e vështirë me PSG në Champions. Zidane i shmangu komentet për parizienët, duke këmbëngulur se skuadra e tij është e fokusuar vetëm te ndeshja e radhës.

Temat: