08:17 / E Enjte, 25 Janar 2018 / indeksADMonline

Zidane: Ky është fajtori për humbjen

Real Madrid ka pësuar një disfatë të madhe në ndeshjen e Cop del Rey, pasi u mposht nga Leganes me rezultat 2-1.

Pas ndeshjes, në konferencë për media, Zidane ka marrë barrën mbi vete edhe pse pjesë të fajit i konsideron edhe lojtarët

“Sot është një dështim për mua dhe kjo është shumë e qartë. Ne nuk është dashur të eliminohemi me rezultatin që kishim nga ndeshja e parë. kjo është arsyeja pse jemi të dëshpëruar”, tha fillimisht Zidane gjatë konferencës për media.

“Kjo është natë më e trishtë në karrierën time si trajner. Lojtarët kanë pjesën e tyre të fajit, sepse ata luajnë në fushë, por fajtori kryesor jam unë. Sot unë jam fajtori kryesor”.

Real Madrid përveç eliminimit nga kupa, është 19 pikë mbrapa Barcelonës në La Liga. Në garë është vetëm në Ligën e Kampionëve, ku do të luajë ndaj PSG në 1/8 e finales. /IndeksOnline/