75 Mall Live Search
21:06 / E Premte, 09 Mars 2018 / indeksADMonline

Zidane paralajmëron blerjen e Neymarit: Së shpejti një lojtar do të kushtojë 400 mln euro

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka komentuar çmimin rreth 400 milionë që mediat franceze po raportojnë se kërkon PSG-ja për Neymarin.

“Nuk do të flasë për një lojtar që nuk është i imi”, u përgjigj fillimisht Zizu, i cili më pas foli për çmimin që po flitet se kërkon PSG-ja për brazilianin.

“Ata paguan 222 milionë dhe kjo është çmenduri. Kur më blenë mua për 72 milionë apo sado që ka qenë, mendoj se ishte çmenduri në atë kohë, por 10 vite më vonë po flasim për 220 milionë. Ndoshta brenda disa viteve do të shkojë 400 milionë”, theksoi francezi.

“Neymar do të përshtatej në çdo skuadër, sepse është lojtar fantastik, ashtu si shumë të tjerë”, shtoi mes tjerash Zizu.