17:31 / E Premte, 22 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Zidanit nuk i intereson për festimin e Bale

Gareth Bale dhe Uellsi mposhtën Hungarinë 2 me 0 për të prerë biletën për Euro 2020.

Festimi është çdo herë i pa shmangshëm, e shpesh herë lojtarët e shfrytëzojnë këtë rast për të promovuar klubin, shtetin apo ndonjë mesazh që bëhet shumë shpejt viral.

Njashtu edhe Bale pozoi me një flamur ku shkruante “Wels, Golf, Madrid. In that order”, shkruan Indeksonline.

Zidane kohë më parë deklaronte që për të gjithë është më e mirë që Bale të largohet drejt Jiangus në Kinë.

Por gjërat kanë ndryshuar e Zidane ka thyer fjalët, Balen e donë në Real, kjo edhe pse forma e Uellsianit po bind strategun.

“Çfarë ndodh në Real, merret parasysh, gjithçka tjetër është jashtë kompetencës sime, nuk dua të merrem me këtë gjë”.

/IndeksOnline/