15:31 / E Mërkurë, 05 Tetor 2022 / B O

Zingjiri i famshëm i hoteleve evropiane detyrohet të mbyllet, fatura e rrymës i shkoi 500 mijë euro!

Zinxhiri italian i hoteleve “Caroli” është goditur nga faturat e tepruara të energjisë elektrike dhe gazit ditët e fundit. Për shkak të kostove të larta të energjisë, sipërmarrësi Attilio Caputo ka vendosur të mbyllë pesë hotelet e tij në ajonin italian të pushimeve Salento.

Fatura e muajit shtator për energji dhe gaz i ka shkuar 500 mijë euro, ndërsa në të njëjtin muaj vitin e kaluar pagoi vetëm 100 mijë euro, shkruan Indeksonline.

“Zinxhiri ynë i hoteleve duhet të mbyllet pas më shumë se gjashtëdhjetë vitesh aktivitet të pandërprerë”, shpreh keqardhje drejtori. Pronari konfirmoi se 275 punonjës do të humbasin punën.

Kryeministri i mundshëm i ardhshëm i Italisë, Giorgia Meloni, premtoi disa ditë më parë se do t’i jepte përparësi interesave të vendit në krizën evropiane të energjisë./Indeksonline/