19:06 / E Martë, 28 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Zjarr i frikshëm në Lezhë, nisin hetimet

Malin i Kreshtës në njësinë administrative Ungrej në Lezhë e ka përpirë një zjarr i fuqishëm këtë pasdite.

Sipas banorëve, flakët janë përhapur në një sipërfaqe prej disa hektarësh që nga pasditja, pasi favorizohet nga era.

Mësohet se deri më tani askush nuk ka ndërhyrë për shuarjen e flakëve, ndërsa për shkak të terrenit të vështirë ndërhyrja nga toka me mjete zjarrfikëse është e pamundur.

Zjarret që bien në ketë zonë, të cilat kane qenë të shpeshta, kanë dëmtuar rendë kurorën e gjelbër. Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet.