08:40 / E Shtunë, 11 Gusht 2018 / indeksADMonline

Zjarr i madh në një supermarket në Obiliq [Video]

Në orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme është përfshirë nga zjarri një supermarket në fshatin Plemetin të Komunës së Obiliqit.

Sipas informacioneve të para, nuk ka të lënduar, veçëse dëme të konsiderueshme materiale, shkruan Indeksonline.

Në vendin e ngjarjes ka dalë Policia dhe zjarrëfikësit të cilët po i kryejnë hetimet.

Ndërkaq, nuk dihet deri tani se çka ka shkaktuar zjarrin.

Më poshtë pamjet:

 

Temat: