16:52 / E Hënë, 19 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Zjarr në afërsi të KFOR-it në Arbëri [Video]

Zjarr i madh duket se është ndezur sot në mesditë në Prishtinë. Bëhet fjalë për lagjen “Arbëria”, apo e njohur si “Dragodan”.

Sipas një lexuesi të “Indeksonline” që ka dërguar një video në redaksi mësojmë se përfshirja e zjarrit është bërë diku në afërsi të selisë së KFOR-it në Arbëri.

Duhet të theksojmë se përveç veturave të cilat ndotin ajrin në Prishtinë është edhe zjarri i cili më tej shkakton tym të keq që  mundëson ndotjen e ambientit.

Ndonëse është përmisuar paksa ajri në kryeqytet, por më herët Prishtina ka qenë e radhitur e para në botë për ndotjen e ajrit.

Më poshtë pamjet:

/Indeksonline/