23:29 / E Martë, 06 Shkurt 2024 / MSH

Zjarr në një fabrikë fishekzjarresh në Indi, 11 viktima dhe dhjetëra të plagosur

Të paktën 11 persona humbën jetën dhe dhjetëra u plagosën të martën pas një shpërthimi në një fabrikë fishekzjarre në shtetin Madhya Pradesh të Indisë qendrore.

Pamjet televizive treguan një zjarr të madh dhe tym që dilte nga fabrika në distriktin Harda pas shpërthimit, ndërsa makinat e zjarrit hynë brenda dhe zyrtarët e shpëtimit u përpoqën të nxjerrin njerëzit që ishin bllokuar brenda, shkruan Reuters.

Të paktën 174 njerëz u shpëtuan dhe u dërguan në spitale, tha komisioneri i divizionit Pawan Kumar Sharma për agjencinë e lajmeve ANI.

“Ne do të kontrollojmë mbeturinat për të parë nëse ka trupa atje … 40-50% e mbeturinave janë hequr,” theksoi ai.