23:53 / E Mërkurë, 22 Gusht 2018 / indeksADMonline

Zjarr në një market të njohur në Ferizaj

Marketi “Mentori Center” në Ferizaj sonte është përfshirë nga një zjarr për arsye akoma të panjohura.

Rastin e ka konfirmuar për Indeksonline, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

“Rreth orës 22:15 në marketin ‘Mentori’ ka shpërthyer një zjarr ku kanë intervenuar zjarrfikësit, por paraprakisht policia ka larguar punëtorët nga lokali dhe rreth orës 22:50 është lokalizuar zjarri”, ka thënë Gashi.

Sipas tij, nga ky incident nuk ka persona të lënduar, derisa rasti po hetohet nga policia dhe ekspertët e zjarrit. /Indeksonline/

 

Temat: