14:22 / E Martë, 21 Nëntor 2017 / indeksADMonline

LIVE: Zjarr në një ndërtesë në Prishtinë, lëndohet një person (Video/Foto)

(I plotësuar, 04:27)-Ekipi i zjarrfikësve të Prishtinës kanë arritur që të largojnë familjarët nga ndërtesa që u përfshi nga zjarri.
Me këtë rast Indeksonline ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës, të cilët edhe kanë theksuar se nuk ka asnjë person të lënduar sipas informacioneve të deri tanishme.
Zjarri ka përfshirë ndërtesën në ora 14:00./Indeksonline/
……………………………………………………………………
LIVE: Zjarr në një ndërtesë në Prishtinë, lëndohet një person (Video/Foto)

Një ndërtesë në lagjen ‘Bregu i Diellit’ në Prishtinë është përfshirë nga zjarri.

Siç mëson Indeksonline si pasojë e këtij zjarri është lënduar një person, përderisa nuk dihet nëse ka të lënduar të tjerë.

Indeksonline do të ju mbajë të informuar lidhur me këtë rast teksa më poshtë keni pamjet nga vendi i ngjarjes.

Sipas burimeve të Indeksonline, ka filluar të thyhet muri në këtë ndërtesë pasi duhet të mundësohet hyrja brenda, pasi ka persona të lënduar./Indeksonline/