08:30 / E Diele, 11 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Zjarret në Kaliforni, numri i të vdekurve shkon në 25 persona

Numri i të vdekurve nga zjarret në Kaliforni e kalojnë 25 vetë, sipas zyrtarëve.

Numri vjen pas gjetjes së 14 trupave të pajetë, në ose pranë qytetit të shkatërruar të Paradise, në veri të shtetit. Kjo e çon numrin e të vdekurve atje në 23.

Dy persona të tjerë u vranë në jug, pranë Malibu.

Rreth 250,000 njerëz janë detyruar të ikin nga shtëpitë e tyre për të shmangur flakët shkatërrimtare të tre vatrave të mëdha të zjarrit në këtë shtet amerikan.

Ndërkohë, Presidenti Donald Trump është shprehur me zemërim, duke vënë gishtin tek menaxhimi i dobët i autoritetit të pyjeve për zjarret.

“Camp Fire” filloi të përhapet në Butte County të enjten, dhe zjarrfikësit ishin të pafuqishëm për të ndaluar atë duke shkatërruar qytetin Paradise (Parajsë).

Një tjetër zjarr përfshiu restortin e plazhit të Malibu të premten dhe tani është dyfishuar në madhësi.

Ky zjarr, i njohur si Woolsey, tani mbulon një sipërfaqe prej 28,000 hektarë.

Ndër qytetet nën urdhrat e evakuimit është edhe Thousand Oaks, ku një person i armatosur vrau 12 vetë në një tërbim të mërkurën.