19:06 / E Martë, 20 Tetor 2020 / indeksADMonline

Zjarrfikësit i shkojnë në zyre Vjosa Osmanit, kanë disa kërkesa

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani priti në takim përfaqësues të Sindikatës se Zjarrfikësve të Kosovës

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, në takim përfaqësues të Sindikatës se Zjarrfikësve të Kosovës, në të cilin u diskutuan kërkesat e zjarrfikësve, të cilat nuk janë adresuar prej vitesh të tëra.

Sindikata e Zjarrfikësve ka bërë të ditur se problemet për ta janë akumuluar që moti, teksa kushtet e punës janë rënduar, statuti juridik i tyre ka mbetur i pazgjidhur.

Zjarrfikësit i thanë kryetares Osmani se janë kategori me nivel të lartë rreziku, porse nuk kompensohen për punën e bërë në ndërrimin e natës, sikurse as rrezikshmëri e as për shujta.

Nga ana tjetër, kryetarja Osmani ka thënë se vlerëson punën e madhe të zjarrfikësve të Kosovës dhe se i konsideron legjitime kërkesat e tyre. Sipas saj, me buxhetin për vitin 2021 do të kërkojnë t`i adresojnë çështjet e ngritura, specifikisht mbi linjën buxhetore për zjarrfikësit.