09:35 / E Hënë, 05 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Zjarri i vënë dje në Vranidoll, digjen 300 trupa pemësh të mbjella

Dje në mesditë, një zjarr i madh ka përfshirë fshatin Vranidoll të Komunës së Prishtinës.

Rasti është paraqitur edhe në polici nga ankuesi mashkull i cili ka njoftuar se parcela e tij është përfshirë nga zjarri ku i janë djegur 300 trupa pemësh të mbjella.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitet relevante policore si dhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar dhe kanë shuar zjarrin.

Ankuesi dyshon se shkak i zjarrit është faktori njeri dhe është zjarrvënie e qëllimshme. Rasti është proceduar dhe mbetet nën hetime./Indeksonline/