75 Mall Live Search
16:36 / E Mërkurë, 05 Shtator 2018 / indeksADMonline

Zjarri në Istog, digjet edhe një veturë

(I plotësuar)-Si pasojë e zjarrit që përfshiu një shtëpi në afërsi të stacionit të autobusëve në Istog është djegur edhe një veturë.

Vetura ishte e ndaluar pikërisht në oborrin e një auto-mekanik i cili funksiononte në këtë pjesë të komunës së Istog, raporton Indeksonline.

Si pasojë e zjarrit nuk njoftohet për të lënduar.

…………………………………………………………………….

Zjarr tek stacioni i autobusëve në Istog

Një zjarr i madh ka përfshirë një shtëpi në afërsi të stacionit të autobusëve në Istog.

Indeksonline ka siguruar disa fotografi nga vendi i ngjarjes.

Lidhur me këtë incident në  vendin e ngjarjes kanë arritur edhe zjarrfikësit të cilët po mundohen të shuajnë zjarrin./Indeksonline/

Temat: