14:25 / E Premte, 05 Janar 2018 / indeksADMonline

Zjarri përfshinë shtëpinë, një i vdekur në Deçan

Një person ka vdekur sot në shtëpinë e tij në fshatin Cerabreg të Epërm të Deçanit, si pasojë e zjarrit që përshiu dhomën e tij.

Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline zëdhënësi i policisë rajonale të Pejës, Xhevat Ibraj.

“Kemi një rast që po hetojmë. Një person i gjinisë mashkullore, i moshuar, si pasojë e zjarrit në dhomën e tij, siç duket nga tymi ka gjetur vdekjen. Më vonë dalim me një raport me informata shtesë”, ka thënë Ibraj. /Indeksonline/