75 Mall Live Search
09:23 / E Diele, 16 Shkurt 2025 / Gj. Sh

Zjarri te Pine në Brezovicë, Policia: Dëmet janë të mëdha

Dje rreth orës 10:15, hoteli “Pine” në Brezovicë është përfshirë nga flakët.

Policia në raportin 24 orësh ka dhënë detaje rreth kësaj ngjarjeje.

Aty thuhet se dëmet janë të mëdha por nuk ka të lënduar.

“INCIDENT ZJARRI- Brezovicë, Shtërpcë/15.02.2025-10:01. Është përfshirë nga zjarri një objekt hotelier. Njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin. Dëmet e shkaktuara nga zjarri janë të mëdha. Nuk raportohet për persona të lënduar. Rasti është duke u hetuar.”