21:08 / E Martë, 25 Shtator 2018 / indeksADMonline

Zogaj: Fatos Klosi e di kush e vrau Ahmet Krasniqin, e ka borxh të tregoj

Skender Zogaj, ish-këshilltari i Ahmet Krasniqit ka folur sot për vrasjen e kolonelit të ndjerë.

Zogaj ka thënë në RTV Dukagjini se vetëm ish-drejtori i Shërbimit Informativ të Shqipërisë, Fatos Klosi e di se kush e ka vrarë Ahmet Krasniqin dhe gjithçka që ka të bëj me të, transmeton Indeksonline.

“Fatos Klosi duhet të dijë se kush e vrau Ahmet Krasniqin, sepse ai e ka pas pozicionin e tij. Ai i din ngjarjet më të mëdha të mundshme që kanë ndodhur atëherë në Shqipëri e në Kosovë, gjë për të cilën ka marrë edhe mirënjohje, pra është veteran lufte pa  e qit asnjë plumb. Ai ka pasur dijeni për të gjitha gjërat e tyre”, ka thënë Zogaj.

Sipas tij, Shërbimi informativ i Shqipërisë i ka borxh Kosovës dhe duhet të paraqitet me shkrim dhe të argumentoj vrasjen e Krasniqit.

“Sot e kësaj dite Fatos Klosi është bashkëpunëtor”, ka shtuar Zogaj. /Indeksonline/