13:59 / E Premte, 09 Shkurt 2024 / S Z

Zogaj: Nuk do të këtë zgjedhje të reja në Prishtinë

Gjatë ditës së djeshme LDK-ja dhe PDK-ja i ndanë rrugët në qeverisjen në Prishtinë.

Lidhur me këtë situatë për Indeksonline  ka folur nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj.

Ai ka thënë se pas ditës së djeshme janë duke e analizuar situatën.

“Ne po analizojmë situatën e re dhe do të marrim veprimet e radhës’’, është shprehur Zogaj.

Më tutje Zogaj është shprehur se nuk ka nevojë për zgjedhje  të reja.

‘’Nuk ka nevojë për zgjedhje, Asambleja vazhdon funksionimin. Do të shohim në ditët në vazhdim. Dhe do të ju njoftojmë”, tha Zogaj.

Koalicioni mes LDK-së dhe PDK-së në nivel të qeverisjes komunale në Prishtinë është shkëputur zyrtarisht dje, pas shfuqizimit të vendimit për Badovc në Asamblenë komunale të Kryeqyte./Indeksonline/