14:47 / E Premte, 12 Mars 2021 / Blerim

“Zori i shkretë, se kurrë s’do bëhem trajner i Gjilanit”/ Kështu kishte thënë Munishi muaj më parë

Ismet Munishi është emëruar trajner i klubit të Gjilanit.

Munishi ka firmosur kontratë deri në fund të këtij sezoni me skuadrën nga Anamorava, shkruan IndeksOnline.

Duke parë historikun, zbulojmë një deklaratë të Munishit për skuadrën e ‘Skifterave’. Ai kishte thënë se vështirë se do ta pranonte një ofertë nga Gjilani, për shkak se ka ‘respekt’ për tifozët rival, të FC Dritës.

“Jam shumë krenar që kam qenë trajner i Dritës. I respektoj shumë tifozët. Unë s’di si munden trajnerët të shkojnë herë në Dritë, e herë në Gjilan. Unë për vete, kam qenë trajner i Dritës dhe zori i shkretë, por s’ma merr mendja kurrë që mund të bëhem trajner i Gjilanit”, kishte thënë dikur Munishi.

Kujtojmë që Munishi ishte në pushime pas largimit muaj më parë nga skuadra e FC Ballkanit./IndeksOnline/