07:10 / E Martë, 10 Prill 2018 / indeksADMonline

ZRrE prezanton parametrat që përcaktojnë tarifat e energjisë

Sot në mbledhjen e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal do të behët prezantimi nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë – ZRRE, të Parametrave Rregullativ, me anën e të cilave caktohen të hyrat dhe tarifat e operatorëve dhe tarifat përfundimtare të konsumatorëve.

Komisioni për Zhvillim Ekonomik po ashtu do te shqyrtojë edhe raportin vjetor të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për vitin 2017.