13:13 / E Diele, 02 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Zuckerberg: Nuk e krijova Facebook-un që të fitoja para

Drejtori i përgjithshëm i Facebook, Mark Zuckerberg ka thënë që publiku është duke u gabuar në lidhje me të.

“Unë nuk u futa në këtë sepse isha duke u përpjekur të ndërtoja një biznes ose të shisja ose të fitoja para,”  tha Zuckerberg të Premten në Samitin e teknologjisë së Silicon Slopes në Salt Lake City, Utah.

Kurse sipas një artikulli të dalur kohëve të fundit në Neë York Times, është thënë që Zuckerberg është duke bashkëpunuar me presidentin e Amerikës, Donald Trump.

Po ai nuk e pohoi e as nuk mohoi këtë gjë mirëpo foli në lidhje me reklamat e facebook-ut ku tha se janë një mundësi mjaftë e mirë edhe për bizneset e vogla./Indeksonline/.