20:10 / E Mërkurë, 25 Korrik 2018 / indeksADMonline

Zürich-Prishtinë: “Edelweiss” detyrohet të ndërroj avionin shkaku i kërkesave të mëdha

Kërkesa për të udhëtuar në Kosovë është aq e madhe saqë edhe orari i dendur i linjës ajrore “Edelweiss” nuk mund ta mbulojë atë. Tani linja ajrore mbështetet në një avion më të madh.

Prishtina është një top-destinacion për linjën ajrore “Edelweiss”. Fluturimet ditore lidhin Zvicrën me kryeqyetin e Kosovës. Ka edhe tri lidhje në orarin e fluturimit të shtunave. Disa fluturime trajtohen nga kompania tjetër zvicerane mike, “Swiss”.

Megjithatë, programi i fluturimeve të dendura nuk mjafton siç raporton portali zviceran “Aerotelegraph”. Kjo është është arsyeja pse “Edelweiss” do të fluturoj në linjën Zurich-Prishtinë dhe anasjelltas me avionë më të mëdhenj gjatë pesë të shtunave në sezonin veror, shkruan IndeksOnline.

“Arsyeja për këtë është kërkesa e partnerëve tanë të agjencive turistike për kapacitet shtesë në pushimet verore”, shpjegon një zëdhënës.

Tani aeroplanët kanë hapësirë më të mëdha për pasagjerët. “Edelweis”s ka 174 pasagjerë në një “Airbus A320” për fluturime të shkurtra dhe të mesme dhe 314 në një “Airbus A340”, i cili zakonisht përdoret për fluturime ndërkontinentale. /IndeksOnline/