16:50 / E Enjte, 07 Qershor 2018 / indeksADMonline

Daci: Një hap më afër Kartonit të Gjelbërt

Zëvëndësministri i Diasporës, Arian Daci ka thënë se Kosova është një hap më afër Kartonit të Gjelbërt. Këtë konkludim, Daci e ka dhënë pas një takimi shumëpalësh që kishte.

“Një hap me afër Kartonit te Gjelbert!

Austria si shtet mik i Kosoves, mund ta mbulojë Kosovën me Karton të Gjelbert.

Sot së bashku me Kryetarin e Komisionit për buxhet dhe Financa të Parlamentit të Kosovës , Guvernatorin e BQK dhe Drejtorin e BKS, takuam përfaqesuesit e lartë të “UNIQA Austria”. Ditët e mira po vinë për Republikën e Kosovës dhe Diasporën tonë” shkruan Daci./Indeksonline/

Temat: