18:34 / E Martë, 31 Korrik 2018 / indeksADMonline

Zv/ministri Daci merr pjesë në seminarin “Për mësimin plotësues në gjuhën Shqipe në Diasporë”

Në kuadër të “Javëve të Diasporës, zëvëndësministri i Ministrisë së Diasporës, Arian Daci ka marrë pjesë në seminarin XIV Mbarëkombëtar Për mësimin plotësues në gjuhën Shqipe në Diasporë”, ku po organizohet në bashkëpunim Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë e Republikës së Shqipërisë dhe ajo e Kosovës.

Daci para të pranishmëve ka mbajtur një fjalë rasti.

“Sot kisha kënaqësinë si Zv. Ministër i Diasporës dhe Investimeve Strategjike me një fjalë rasti ti përshëndes të rrespektuarit, mësuesit të Mërgatës Shqiptare- Kosovës dhe Shqipërisë.
Në Seminarin XIV Mbarëkombëtar “ Për mësimin plotësues në gjuhën Shqipe në Diasporë”, ku po organizohet në bashkëpunim Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë e Republikës së Shqipërisë , Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Republikës së Kosovës dhe Bashkia e Tiranës.
Me theks te veçantë permenda.Mësues të rrespektuar, detyra juaj është Fisnike dhe ju jeni ata që fëmijëve tanë në Mërgatë i dhuroni pasurin më të madhe-mësimin e gjuhës dhe kulturës amë- Shqiptare.
Rrespekt dhe dashuri për ju dhe punën tuaj” shkruan Daci pas takimit./Indeksonline/

Temat: