09:39 / E Enjte, 22 Mars 2018 / indeksADMonline

Zv/ministri: Gjuha e ulët e një gruaje të cilën partia e largoi zvarrë, kulmi i paturpësisë

Pas ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi, të shumta kanë qenë komentet në drejtim të Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës.

Është pikërisht Donika Gërvalla, vajza e Jusuf Gërvallës e cila shprehu mospajtimin e saj ndaj kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili mundësoj kalimin e kësaj marrëveshje.

Gërvalla madje nuk kursej as fjalët fyese në drejtim të Haradinajt.

Lidhur me këtë ka reaguar zv/ministri i Ministrisë së FSK-së, Burim Ramadani, i cili ka thënë se përdorimi i gjuhës së ulët nga Gërvalla është kulmi i paturpësisë.

Postimi i plotë:

Gjuha e ulët dhe ofenduese ndaj Kryeministrit Haradinaj e një zonje, të cilën partia e vet e pati larguar zvarrë, është kulmi i paturpësisë dhe hipokrizisë.