15:29 / E Shtunë, 18 Qershor 2022 / MSH

Zv.ministri i Drejtësisë Sallahu flet për vettingun dhe Byronë për pasuritë e përvetësuara

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka përshëndetur vettingun dhe themelimin e byrosë për vertëtimin e pasurive të përvetësuara.

Ai ka thënë se vettingu është sistem i paanshëm dhe profesional i drejtësisë.

“Vettingu nënkupton sistem të drejtësisë të paanshëm e profesional; kurse Byroja do t’ia kthejë shtetit e shoqërisë pasuritë e përvetësuara padrejtësisht ndër vite” shkroi Sallahu në Facebook.

Tutje, ai shtoi se këto dy procese janë realizim i premtimeve të bëra të Qeverisë.

“Të dy këto procese i patëm premtuar. Të dyjat do t’i realizojmë dhe për këtë jemi të hapur për bashkëpunim me të gjithë. Opinionet e Komisionit të Venecias janë siguria, dëshmia e garancia e implementimit të tyre!” shtoi Sallahu.