Zv/ministri kosovar: Taksimi i Rrugës së Kombit është kundër integrimi ndërshqiptar
Vënia e taksës për kosovarët në rrugën e Kombit ka shfaqur reagime të shumta.
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme në Kosovë, Anton Berisha ka thënë se vënia e taksës për kosovarët është kundër integrimit ndër shqiptar, si dhe interesave të vet kombit.
Sipas tij në rrugë të hapura, humbës do të jetë ai që vë pengesa në to përmes penalizmit, transmeton Indeksonline.
Ky është postimi i plotë:
“Taksimi i Rruges se Kombit eshte kunder integrimit ndershqiptar, kunder inteteresave te Kombit Shqiptar. “ (B.U.)
Perveç se pajtohem me kete konstatim, do te shtoja se ekonomikisht do te jete edhe kunder shtetit shqiptar. Me liberalizimin e vizave, qe tash me eshte i pashmangshem, shqiptaret e Kosoves nuk kane pse te ‘patriotizohen’ ne taksat apsurde te qeverise aktuale shqiptare.
Ne rruge te hapura, humbes do te jete ai qe ve pengesa ne to permes ‘penalizimit’.