Zv/ministri: S’kam deklaruar se njohja e ndonjë shteti është e parëndësishme!
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha ka reaguar ndaj disa shkrimeve në media ku thekson të jetë shtrembuar deklarata e tij rreth njohjes së ndonjë shteti.
Ai në një status në Facebook mohon të ketë deklaruar se e ka quajtur të parëndësishme njohjen e ndonjë shtetit, transmeton Indeksonline.
Ja postimi i plotë:
Shkrimet e porositura kinse per deklaraten time se i trajtoj te parendesishme njohjen e ndonje shteti jane tendencioze dhe qellimkqija.
Renditja e prioriteteve si nje vend europian dhe fokusimi i energjise ne shtete me peshe duhet te jete interesi i politikes se jashtme.
Ajo nuk zhvlereson asnje njohje dhe une asnjehere nuk kam deklaruar se njohja e ndonje shteti eshte e parendesishme. Eshte e kunderta, qe çdo shtet qe na ka njohur meriton falenderimin dhe respektin. /Indeksonline/