22:31 / E Hënë, 05 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Zv. ministrja Shkodra i reagon Del Ponte-s: Kryeministri Haradinaj njeriu i duhur, në vendin e duhur!

Carla Del Ponte, ish-kryeprokurorja e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë nga viti 1999-2007, në një intervistë është shprehur se ka ende shumë punë për të bërë sa i përket ndëshkimit të krimeve të luftës në ish-Jugosllavi.

Ndërsa ajo ka vënë në pikëpyetje ekzistencën e Kosovës si shtet, si dhe e konsideron të padrejtë postin e kryeministrit kosovar Ramush Haradinaj.

Deklaratës së Del Ponte-s i ka reaguar edhe Magbule Shkodra, Zëvendësministre në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal.

Shkodra përmes një statusi në llogarinë Facebook, komentet e ish-kryeprokurores i ka quajtur të pa qëndrueshme, ndërsa ka thënë se Ramush Haradinaj është njeriu i duhur në vendin e duhur, përcjellë Indeksonline.

Ky është postimi i plotë i zëvendësministres Shkodra:

Komentet e Del Pontes plotësisht të pa qëndrueshme.Kryeministri i Republikës së Kosovës z.Ramush Haradinaj i kaloi me sukses të gjitha betejat ligjore.Drejtësia vendosi: I PAFAJSHËM z.Ramush Haradinaj.

Përndryshe, është njeriu i duhur në vendin e duhur.Kryeministër i cili çdo ditë me vendime po i zgjidhë problemet e grumbulluara të Kosovës!