10:50 / E Enjte, 13 Gusht 2020 / indeksADMonline

Zvicër, policia italiane arreston shqiptarin e kërkuar prej 17 vjetësh

Autoritetet policore italiane kanë arrestuar një shqiptar i shpallur në kërkim nga drejtësia që prej vitit 2003.

Shqiptari 45 vjeçar është arrestuar në Zvicër falë aktivizimit të rrjetit evropian për gjetjen e kapjen e kriminelëve të kërkuar (Enfast -European Network of Fugitive Active Search Teams).

Operacioni për kapjen e shqiptarit, emri i të cilit ende nuk dihet u bë e mundur falë projektit policor “Wanted III dhe u ekzekutua nga skuadra operative e Policisë së Midenas në bashkëpunim me Policinë Federale të Konfederatës zvicerane (FEDPOL).

Rreth orës 11.00 të paradites së sotme në policinë e Modenas do të zbardhen detajet e këtij operacioni./AlsatM