19:00 / E Martë, 15 Tetor 2019 / indeksADMonline

Zvicra ende po “mbahet” nga shqiptarët, Bajrami realizon për të rinjtë

Zvicra U21 është në epërsi ndaj Azerbajxhanit në ndeshjen kualifikuese për Europianin e të rinjve.

Golin e parë në ndeshje e ka shënuar shqiptari nga Tetova, Nedim Bajrami në minutën e 33-të.

Përveç Bajramit në lojë janë edhe dy shqiptarët tjerë, Bastian Toma dhe Toni Domgjoni.

Dy të fundit janë kontaktuar edhe nga Kosova për tu bërë “Dardanë”. /IndeksOnline/