16:08 / E Martë, 21 Maj 2019 / indeksADMonline

Zvicra ka jetëgjatësinë e dytë më të lartë në botë!

Zvicra është ndër shtetet e para në Evropë për kushte të mira për jetesë.

Këtë e konfirmon edhe fakti se ky shtet e ka edhe jetëgjatësinë e dytë më të lartë në botë, transmeton albinfo.ch.

Në Zvicër mesatarja e të jetuarit është mbi 80 vjet, që është shifër shumë me e lartë se në vendet e tjera.

Por përveç kushteve të mira financiare në këtë aspekt, sigurisht që ka ndikuar edhe natyra e bukur e që është njëra ndër arsyet për këtë?

Jetëgjatësia e grave në Zvicër është 85.3 vjeç, ndërsa meshkujt jetojnë më pak në këtë shtet.

Sipas statistikave zyrtare, jetëgjatësia për meshkujt është 81.5 vjeç.