15:59 / E Enjte, 26 Nëntor 2020 / C E

Zvicra merr tri pikë në tavolinë, Shevchenkos nuk i pëlqen vendimi

Ndeshja e Ligës së Kombeve e planifikuar të zhvillohej me 17 nëntor në mes të Zvicrës dhe Ukrainës nuk u zhvillua për shkak të rasteve me Covid-19 te ekipi mysafir.

Kështu UEFA ka marrë vendim që ndeshja të vendoset në tavolinë duke e ia dhënë tri pikë helvetikëve.

Zvicra e ka fituar me rezultat zyrtar 3-0 ndeshjen dhe kështu është larguar nga vendi i fundit i grupit.

Me pikë të barabarta, Ukraina do të bie në Ligën B derisa ka mundësi të ankohet në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv.

Për këtë vendim ka reaguar edhe Andrey Shevchenko përmes një statusi në rrjetet sociale.

Zvicër-Ukrainë 3: 0. Nuk do ta komentoj vendimin e UEFA-s. Unë thjesht dua të falënderoj ekipin e trajnerëve, stafin mjekësor, UAF, të gjithë futbollistët e ekipit tonë dhe tifozët për profesionalizmin e lartë dhe unitetin me ekipin. Ne nuk jemi përgjegjës për rezultatin”, ka shkruar trajneri i Ukrainës. /IndeksOnline/