15:42 / E Premte, 03 Prill 2020 / indeksADMonline

Zvicra ndihmon Kosovën me 500,000 CHF, në luftën kundër Covid-19

Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim sapo ndau 500,000 CHF për të ndihmuar Kosovën të luftojë virusin COVID-19.

Në koordinim më donatorët e tjerë dhë UNDP në Kosovë, do të sigurohen ventilatorë për shpëtimin e jetës, që pritet të arrijnë në Kosovë deri në mes të prillit.

Njoftimi i plotë:

Zvicra qëndron së bashku me Kosovën në luftën kundër Covid-19.

Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim sapo ndau 500,000 CHF për të ndihmuar Kosovën të luftojë virusin COVID-19.

Në koordinim më donatorët e tjerë dhe UNDP në Kosovë, do të sigurohen ventilatorë për shpëtimin e jetës, që pritet të arrijnë në Kosovë deri në mes të prillit.

Zvicra e lavdëron Qeverinë e Kosovës për masat e marra deri më tani, dhe për profesionistët e shëndetit që po përkushtohen në luftën kundër koronavirusit, duke mbrojtur shëndetin e qytetarëve të Kosovës./Indeksonline/