75 Mall Live Search
09:06 / E Mërkurë, 08 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Zvicra në një situatë jo të mirë, tre shqiptarë në pikëpyetje për ndeshjen kundër Irlandës (Foto)

Kombëtarja e Zvicrës nuk duket se është në situatë të mirë para ndeshjes kundër Irlandës së Veriut, shkruan IndeksOnline.

Tre shqiptarë, Valon Behrami, Admir Mehmedi dhe Blerim Xhemaili rrezikojnë të luajnë ndeshjen e së nesërme kundër Irlandës.

Kjo për shkak se Behrami është i lënduar në kofshë, ndërsa Mehmedi ka një kohë që nuk luan në Leverkusen. Sa i përket, Xhemailit, ai është në formë të duhur, por është në pushim për më shumë se dy javë pas përfundimit të MLS-së.

Në anën tjetër, trajneri Vladimir Petkovic duhet të jetë i gëzuar me formën e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit./IndeksOnline/