17:35 / E Mërkurë, 19 Maj 2021 / Blerim

Zvicra publikon listën e lojtarëve për EURO20, ftohet edhe Andi Zeqiri

Kombëtarja e Zvicrës ka publikuar listën e lojtarëve për Kampionatin Europian EURO20.

Në këtë listë bën pjesë edhe sulmuesi kosovar, Andi Zeqiri, shkruan IndeksOnline

Përvec, Zeqirit në listën e trajnerit Petkovic – janë edhe tre shqiptarë: Granit Xhaka, Admir Mehmedi dhe Xherdan Shaqiri.

Kujtojmë që kjo listë është e përbërë nga 29 lojtarë, por pak ditë para EURO20 do të zvogëlohet në 26.

Zvicra para aventurës në Kampionat Europian do t’i luajë dy miqësore: kundër Amerikës (30 maj) dhe Leichtenstein (3 qershor)./IndeksOnline/