18:09 / E Martë, 19 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Zvicra U21 starton me tre “Dardanë” kundër Francës

Zvicra U21 sonte luan me Francën në ndeshjet kualifikuese për Euro 2020.

Për të rinjtë e helvetikëve në formacionin startues janë tre futbollist nga Kosova.

Andi Zeqiri, Bastian Toma dhe Toni Domgjoni janë tre kosovarët që do të luajnë për Zvicrën në këtë ndeshje.

Tre futbollistët janë duke u monitoruar nga FFK dhe shumë shpejt mund të veshin fanellën e Kosovës. /IndeksOnline/