11:47 / E Premte, 28 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Zylfie Haklaj, reagon për vrasjen e Qerim Kelmendit

Zylfie Haklaj, motra e vëllezërve Haklaj të vrarë, ka reaguar për vrasjen e Qerim Kelmendit dje në Pejë, i cili ishte edhe ushtar i UÇK-së.

Haklaj e ka ngushëlluar vëllanë e Qerim Kelmendit, Ibrahimin, përmes një postimi në profilin e saj.

Postimi i saj i plotë:

“Ngushllime për Qerim Kelmendin!

Zoti ju forcoftë për të përballuar këtë dhimbje të madhe. Pushoftë në paqe Qerim Kelmendi.

Lavdi jetës dhe veprës së tij heroike, do të jetë i pavdekshëm”, ka shkruar ajo.

Qerim Kelmendi, ndryshe ishte bashkëluftëtar i Ilir Konushevcit, i vrarë në rrethana misterioze.

Në lidhje me vrasjen e Ilir Konushevcit kishte folur edhe vetë Zylfia në njërin nga dokumentarët e transmetuar së fundmi për familjen Haklaj.