00:15 / E Mërkurë, 30 Tetor 2019 / indeksADMonline

Zyra e kryeministrit Haradinaj, jep tender për larjen e veturave- ja sa i kushtoi!

Zyra e kryeministrit në larg, ditë më parë ka finalizuar kontratën e radhës për këtë muaj.

Kontrata në fjalë ka të bëjë me larjen e automjeteve zyrtare.

Ani pse vlera e parashikuar e tenderit ka qenë 9.500,00, e njëjta është arritur të finalizohet për 7.286,00 euro.

Sipas prokurimit, kohëzgjatja e kontratës është bërë për jo më shumë se 12 muaj, shkruan Indeksonline.

Tenderi i përgjegjshëm me çmimin më të lartë ka qenë 14.220,00 euro.

Ndërkohë që tenderi në fjalë i është besuar operatorit ekonomik “Spinoza”./Indeksonline/