09:55 / E Premte, 22 Janar 2021 / Blerim

Zyrtare: AC Milan huazon mbrojtësin e Chelseat

Skuadra e AC Milanit, ka arritur marrëveshjen e dytë gjatë afatit të janarit pas Mario Manxhukiqit, tani radhën e ka Fikayo Tomori.

Mbrojtësi i Chelseat ka nënshkruar një kontratë gjysmë sezoni, por klubi italian ka të drejtën e blerjes së kartonit të plotë. Anglezi sot u nënshtrohet testeve mjekësore, shkruan IndeksOnline.

Tomori është pjesë e akademisë së Chelseat nga viti 2014. Ai në të dy sezonet e fundit është pjesë e ekipit të parë të blutë, duke bërë kështu afër 20 paraqitje.

Nëse Milani dëshiron ta blejë kartonin e plotë në fund të sezonit, do t’i kushtojë plot 30 milionë euro./IndeksOnline/