Zyrtare: Ahmeti kryetar, Ymeri nënkryetar, Dërguti sekretare…
Partia Socialdemokrate ka zgjedhur tashmë strukturat më të lartë të partisë.
Kryetar i kësaj partie është Shpend Ahmeti, njëkohësisht i pari i komunës së Prishtinës. Ndërkohë deputeti, Visar Ymeri është zgjedhur nënkryetar i partisë dhe nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti është zgjedhur sekretarë e përgjithshme, shkruan Indeksonline.
Këtë gjë e ka konfirmuar deputeti Dardan Molliqaj përmes një statusi në Facebook.
Zgjedhja e tyre me shumicë votash është bërë nga Kuvendi i Jashtëzakonshëm i partisë.
Statusi i plotë:
Kuvendi i Jashtëzakonshëm i Partisë Socialdemokrate zgjodhi me shumicë votash kryetarin e saj z. Shpend Ahmeti, nënkryetarin z. Visar Ymeri dhe sekretaren e përgjithshme znj. Aida Dërguti.
Në këtë mbledhje u zgjodh edhe Këshilli Drejtues i partisë si dhe morëm vendim që PSD të tërhiqet nga koalicioni i lidhur me PAN para zgjedhjeve të fundit parlamentare.