16:39 / E Martë, 02 Janar 2024 / Gj. Sh

Zyrtare: AIK dhe Dijon arrijnë marrëveshje të përhershme, Bersant Celina firmos deri në vitin 2026

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Bersant Celina karrierën e tij do ta vazhdoj në Suedi te skuadra e AIK Football.

Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e klubit suedez përmes rrjeteve sociale, shkruan IndeksOnline

Celina ishte i huazuar te AIK-u nga Dijon deri më 31 dhjetor të vitit 2023, por tani këto dy skuadra kanë arritur marrëveshje të përhershme për transferimin e futbollistit kosovar.

Nuk dihet ende shifra e saktë e këtij transferimi, por vlera e futbollistit kosovar në sajtin “Transfermarkt” është 1.8 milionë euro.

Në Allsvenskan suedeze, Celina zhvilloi 9 ndeshje dhe bëri tre asiste./IndeksOnline/