08:29 / E Martë, 22 Shtator 2020 / indeksADMonline

Zyrtare: Alvaro Morata transferohet tek Juventus

Skuadra e Juventus ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit spanjoll, Alvaro Morata.

Ai mbrëmë ka arritur në Torino, kurse sot pritet të kryej testet mjekësore, transmeton Indeksonline.

Juventusi e ka huazuar këtë sezon Moratan, me obligim që ta blej në fund të sezonit.

Spanjolli edhe në të kaluarën ka luajtur për Juventusin, gjatë viteve 2015-2017./Indeksonline/