21:01 / E Enjte, 14 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Zyrtare: Amerika zgjedhë futbollistin e vitit (Foto)

Amerika ka votuar për futbollistin e vitit 2017.

Çmimin e më të mirit e ka fituar lojtari i Borussia Dortmund, Christian Pulisic, duke u bërë kështu futbollisti i parë që e fiton në moshë 19-vjeçare, shkruan IndeksOnline.

Pulisic mposhti katër super kandidatë: Jozy Altidore, Michael Bradley, Clint Dempsey dhe Jordan Morris.

Lojtari i Dortmundit për Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë vitit 2017 kishte të zhvilluar 9 paraqitje, duke shënuar 6 gola dhe 4 asistime./IndeksOnline/