Zyrtare: Arsenali ua shtron “zullumin” tifozëve, ia zgjat kontratën David Luizit

Klubi i Arsenal ka marrë një vendim të papritur për të ardhmen e mbrojtësit, David Luiz.
Klubi ka lajmëruar se braziliani ka nënshkruar një kontratë njëvjeçare me klubin londinez, transmeton Indeksonline.
Kur të gjithë po prisnin që Luizi të largohej, klubi i Arsenalit merr këtë vendim të papritur.
Tifozët e Arsenalit nuk janë të kënaqur aspak me paraqitjet e Luizit këtë sezon dhe kanë pritur largimin e tij./Indeksonline/